Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Ish- inspektorja e BSH: Ja pse dështoi Këshilli Mbikëqyrës
Pëlqej
Ish- Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Teuta Baleta dëshmoi sot para Komisionit të Ekonomisë për skandalin e vjedhjes së mbi 7 milionë dollarëve.

Gjatë raportimit, ajo bëri me dije se gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e saj, ka pasur ndërhyrje në kompetencat e Inspektorit të Përgjithshëm.

“Plani për përmbushjen e objektivave hasi në pengesa. Auditimi duhet të jetë i pavarur. Problematikat ishin disa, nuk u zbatua programi për trajnimin e inspektorëve, rekomandim edhe i FMN. Pati vonesa në strukturimin e Departamentit të Kontrollit për 1 vit e gjysmë pa dhënë shpjegime. Kam pasur mungesë në burime njerëzore, burimet në Departamentin e Kontrollit u kufizuan në disa aspekte, u kufizua aksesi në informacion për inspektorët e kontrollit, pati raste kur nuk jepej fare emri i tyre. Problem ishte profesionalizmi i audituesve, mosmarrja e përgjegjësisë së pranimit të rrezikut. Ka pasur ndërhyrje, është prekur pavarësia”, theksoi ajo. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori