U kapën në varkën e peshkimit, sa kishin paguar 69 shqiptarët për të hyrë në Angli

Policia britanike ka pikasur një tjetër rast kur shqiptarët paguajnë shuma të mëdha parashë për të shkuar në tokën angleze.

Bëhet fjalë për rreth 69 shqiptarë, të cilët u kapën në një varkë peshkimi në tentativë për të hyrë në Britani.

Sipas informacioneve që ata dhanë për mediat atje, kishin paguar rreth 15 mijë paund secili për këtë gjë.

69 shqiptarët po udhëtonin me varkën Svanic në 17 nëntor, nga Belgjika në Norfolk kur u kapën nga Forcat Kufitare të Britanisë së Madhe. Tre anëtarë të ekuipazhit ranë në pranga, si personat përgjegjës për transportin e shqiptarëve. Varka kishte një ‘kapacitet maksimal për shpëtimin e jetës’ prej 20 personash dhe jo për 69 persona aq sa ishin brenda. Prokurori Tony Badenoch tha se varka kishte “një mori gabimesh”

Rruga më e përdorur për shqiptarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Belgjika është me automjete të rënda, me një kosto prej 2,000 deri në 3,000 paund per për person. Por një varkë peshkimi si Svanic kërkon rreth 15,000 paund për person, shkruajnë mediat angleze.

Anëtarët e trupës gjykuese morën në dorë një iu mesazh audio nga shtatori i vitit të kaluar, në të cilin një nga organizatorët me qendër në MB mund të dëgjohet duke diskutuar mbi fitimet. Shtetasit ukrainas Igor Kosyi, 56 vjeç dhe Volodymyr Mykhailov, 49 vjeç, së bashku me letonezin Aleksandr Gulpe, 44 vjeç, ishin në bordin e Svanic dhe u arrestuan në Essex. Kfir Ivgi, 39 vjeç, nga Finchley, në veri të Londrës, dhe Sergejs Kuliss, 32 vjeç, nga Neëham, në lindje të Londrës, u arrestuan më pas, pas një hetimi./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 16:59