Ish i përndjekuri politik: Te Ministria e Drejtësisë më thanë “Akoma s’keni ngordh”
Pëlqej
Anëtari i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Daut Gumeni ka habitur me një rrëfim për përgjigjen që ka marrë nga një prej punonjësve të ministrisë së Drejtësisë.

Gumeni deklaroi në Studio e hapur se telefonoi tek ministria e Drejtësisë për dëmshpërblimet dhe përgjigjja që i dhanë ishte ‘hala s’keni ngordh ju?’

“Mora në telefon tek ministria e Drejtësisë për të pyetur për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. U prezantova kush isha dhe ajo që mu përgjigj në telefon më tha: ‘Hala s’keni ngordh ju?"-tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 22:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori