Ish i dashuri i premtoi pushime, e shrytëzoi si prostitutë
Një 18-vjeçare, që pretendon se ishte shfrytëzuar si prostitutë në Itali për rreth një muaj, është kthyer në Shqipëri dhe ka denoncuar tutorët e saj. Sipas gazetës Panorama, adoleshentja ka arritur të arratiset nga dy personat që e shfrytëzonin duke u rikthyer në Shqipëri, ku edhe i ka denoncuar ata në Polici.

Shtetasja me iniciale A.P. ishte denoncuar si e humbur nga familja e saj në Durrës, në fund të muajit prill të këtij viti. Dy ditë më parë, pasi është deportuar nga Italia, ajo ka kallëzuar në Policinë e Tiranës të dashurin e saj dhe një shok të tij, që në këtë rast kanë qenë tutorët.

Denoncimi është bërë në zyrën e Antitrafiqeve të Tiranës dhe për sa kohë autorët e dyshuar për trafikimin e saj dhe shfrytëzimin për prostitucion ende nuk janë arrestuar, vajza është strehuar në një qendër rehabilitimi. Në bazë të deklarimeve dhe provave të paraqitura nga 18-vjeçarja A.P., Policia ka referuar denoncimin e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të shtetasve B.P., që është ish-i dashuri i të dëmtuarës dhe mikut të tij me iniciale A.M. Ndërkohë që është regjistruar procedimi penal me akuzën “trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”.
Shtuar më 21/05/2013, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori