Ish-gjenerali turk kërcënon Greqinë: Nëse merrni avionët F-35, do t’iu sulmojmë me raketat ruse S-400!
Ish-Gjenerali i Ushtrisë turke, Nexhat Eslen ka komentuar spekullimet më të fundit se Greqia po merr avionët F-35 në për të luftuar Turqinë.

Në një intervistë, Eslen është shprehur se nëse Greqia mendon që t’i përdorë këto avionë, Turqia do t’i përgjigjet me raketat S-400, të blera në Rusi.

Më tej, ai ka thënë se Turqia nuk ka për të hezituar në lidhje me përdorimin e këtyre raketave nëse sulmohen. Në fund Elsen shtoi se për të kthyer balancën në rajon mund të merren shumë masa të ashpra.

Nëse Greqia blen avionët F-35 ne do të përdorim sistemet raketore S-400 kundër tyre. E gjithë bota e di që këto avionë nuk janë të padukshëm ndaj sistemeve raketore ruse dhe ne do t’i përdorim ato pa hezitim kundër Greqisë“, u shpreh Necat Eslen.

Greqia disa ditë më parë i ka dërguar një kërkesë SHBA-së për të blerë 18-20 avionë të tipit F-35, në mënyrë që të mbrohen nga reagimet dhe sulmet e Turqisë. Ndërsa Turqia raketat S-400 i ka blerë nga Rusia pa lejen e NATO-së dhe deri tani ka kryer vetëm një testim të tyre.
Shtuar më 24/11/2020, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori