Berisha takim në Durrës, deputetët që ishin krah tij, vihet re mungesa e Xhaferajt

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ndodhet sot në Durrës, me rastin e 32-vjetorit të krijimit të PD në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një krajasim mes, siç e quajti ai, regjimin me të cilin përballen shqiptarët sot dhe regjimin kundër të cilit PD luftoi në 1991.

“Revolucioni ynë nuk ndalej me një vendosmëri absolute, demokratët e Durrësit dhe Shqipërisë votuan betejën e tyre derisa larguan me votë të lirë regjimin më çnjerëzor që kishte vendosur mbi shqiptarët një diktaturë të katërfishtë.

Revolucioni u zhvillua kundër sistemit monist që nuk pranonte pluralitetin. Sot Durrësi e Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, pro sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai i vitit ’91.

Monizëm i cili ushtron mbi shqiptarët të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe ateë ë teknologjive më moderne. Monizëm që vret çdo ditë shpresën e të rinjve. nëse në ’91 shqiptarët u dyndën drejt gjemive, ishte sepse gdhiheshin e ngryseshin me dhimbjen e urisë dhe mjerimit, sot janë më shpresëvrarë sepse e drejta nuk ekziston ën vendin e tyre, fondet e taksa e tyre vidhen, trajtohen në mënyrë depersonalizuese. Këto ditë dëgjoni si bërtet Rama për pensionistët: Do ketë një bonus të madh. Por në prill kur t’jau marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme do lumturojë sërish pensionistëve.

Abazoviçi i tha në sy dje, në 4 vite rrita rrogën mesatare me më shumë se 300 euro, ndërsa ky jo vetëm që nuk e rriti por referuar inflacionit e uli me të paktën 25 përqind. Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh! Hiq dhomën e gjumit nga avionët e tu dhe shihe sa do ngelin. Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspiratorit me taksat e shqiptarëve. Mos fshih vjedhjet.

Gjithçka e ka bazën në vjedhjen dhe përçmimin e qytetarëve. kjo që bën kjo qeveri është gjenocid për shqiptarët në krijimin e kalkuluar të kushteve për largimin e tyre nga vendi”, tha Berisha.

Por, kush ishin deputetët që morën dhe nuk morën pjesë në këtë takim.

Krah Berishës shihet deputeti Oerd Bylykbashi. Gjithashtu ishte dhe Artan Hoxha, ndër themeluesit e kësaj dege, Igli Cara kandidat i PD për zgjedhjet lokale në Durrës, Fatbardha Kadiu e Dritan Burgia. Në mesin e zyrtarëve nuk është parë deputeti Ferdinand Xhaferaj, një zë i rëndësishëm i PD në Kuvendin e Shqipërisë, për qytetarët e Durrësit.


Shtuar 14.01.2023 11:59