Ish-gardiania denoncon me emër, ja dallaveret që bëhen në burgun e Fierit
Një ish-punonjëse e Policisë së Burgjeve ka denoncuar faktin që në Burgun e Fierit punësimet bëhen me lista të Partisë Socialiste dhe kundrejt rryshfetit që shkon nga 700 mijë deri në 1 milion lekë.

Denoncuesja shkruan se të punësuarit janë nën presionin dhe shantazhin e drejtorit të Burgut Ardjan Hysi dhe stafit të tij.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha që shkruan: ‘Narkopolicia e burgjeve: Rekrutim me lista partie jashte çdo kriteri. Ryshfete te majme nga drejtuesit.

Lexoni mesazhin e policit dixhital! sb

‘Mirëmbrëma Z.Berisha.Unë që po të dërgoj këtë sms jam një ish punonjëse e policis së burgjëve.Dua të bëj publike një presion ose shantazh që u bëhet punonjësve të burgut të fierit.Duke qën se është një institucion i ri rekrutimet në këtë burg jan bër tërësisht me lista partie dhe 70 % e punonjësve në uniformë jan pa arsim përkatës(shkoll të mesme)nga ana e titullarit të këtij institucionit Arjan Hasani, shefit të personelit dhe krahut të tij të djathtë Ardjan Hysi u bejne presion ketyre punonjesve duke u mare nga 700 deri ne 1 milion leke.kjo nen preteksin se zgjedhjet po afrojn e na duhen lek per fushat. Vetem 2 muajt e fundit kan qene rreth 30 punonjes qe kan dhene doreheqje duke mos pranuar te paguajne. Anonim ju lutem”.
Shtuar më 17/04/2019, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori