Më shumë se nje vit si Enver Hoxha, Liçaj: Duhet hedhur dritë, mezi po pres!

Këtë të mërkurë në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishte i ftuar Neritan Liçaj. Aktori së fundmi është duke punuar me shfaqjen “Ivanov”, për të cilën u shpreh se të gjitha biletat janë sold out.

Një nga rolet për të cilat u komentua më shumë është ai i Enver Hoxhës. Neritani gjatë bisedës me Ermalin ai u shpreh se është marrë një vit me studimin e tij, me njohjen, jo propagandistike, por duke lexuar, folur me persona që kanë jetuar me të. Sepse sipas tij është e domosdoshme edhe njohja shumë e mirë e personazhit. Gjithashtu shtoi se çdo figurë publike ka një jetë mediatike por dhe një jetë që nuk ia njeh njeri.

“Neritan Hoxha ndejti një çik i distancuar, për faktin se unë dhe në një lloj mënyrë isha i goditur nga regjimi sepse në ‘88 u shpallëm armiq të popullit. Është produksion ruso-shqiptar, unë kam parë një trailer,15 minuta, është shumë joshës. Pa mbaruar akoma, filloi të ketë polemika edhe për një faj le të themi, të një gazetaria çik abusive. Kur shkruanin se po bëhet një film autobiografik për Enver Hoxhën dhe kishte njerëz të revoltuar që më thonin ‘si do luash ti diktatorin?’. Ai është film për një dramë njerëzore”.


Shtuar 12.10.2022 18:04