Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, 1 e vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

Sipas burimeve, raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Për pasojë, bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga./albeu.com/


Shtuar 3.04.2022 09:10