Ish-drejtori i Ramës plagos me armë kreun e forumit të PD
Update-Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike së bashku me babain e tij, janë plagosur ditën e sotme nga ish-drejtori i Ramës, Saimir Kurti.

Ky i fundit është autori i plagosjes së tre personave dhe njihet si krahu i djathtë i Elvis Roshit, pjesë e strukturave të Partisë Socialiste të Kavajës dhe ish-drejtor i Zyrës së Punës në këtë qytet.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shkak për konfliktin janë bërë disa shkëmbime fjalesh banale. Nga të dhënat paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2016, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori