Ish-drejtori i Metës i bashkohet çadrës së PD-së (VIDEO)
Ish-drejtori i Ilir Metës, Besjan Pesha, i cili ka qenë edhe kreu i AKBN-së deri në vitin 2012 është shfaqur ditën e sotme në protestën e PD-së.

Pesha, ish-anëtar i “Mjaftit”, ish-eksponent i LSI-së dhe tashmë udhëheqës i “Nismës Thurje” mbajti sot një fjalim në çadrën e PD-së.

Ai vlerësoi Bashën si politikan që ka ardhur në ndihmë të qytetarëve dhe i dha atij atributet e zgjidhjes së protestës së Zharrëzës. /albeu.com/


Shtuar më 06/03/2017, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori