Ish-drejtori i ALUIZNI-t nga qelia drejt Bashkisë, Xhaferraj: Ndoqi kodin e heshtjes së Ramës
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku akuzon qeverinë Rama për punësim të korruptuar.

Ai përmend rastin e ish-drejtorit të ALUIZNI-t , Arben Isaku i cili u arrestua pak kohë më parë për pasojat e tërmetit, por u lirua në mars të 2020.

Sipas Xhaferrajt, Isaku u lirua pasi ndoqi "kodin e heshtjes së mafias Rama" dhe ndaj për këtë është shpërblyer me një pozicion të rëndësishëm në Bashkinë e Durrësit.

Postimi i Plotë: Nga qelia tek Bashkia

Në vitin 2019, Kryeministri Rama do të shkarkonte “live” drejtorin e Hipotekës së Durrësit, duke e etiketuar si Halabak. Por, në gusht të këtij viti Rama e emëroi Halabakun si drejtor të Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

Në dhjetorin e kaluar, për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, do të ndalohej ish-drejtori i Aluizmit, Arben Isaku. Por, mbasi qëndroi katër muaj në qeli, Isaku po shkon nga qelia tek Bashkia. Ai po emërohet drejtor i Drejtorisë Juridike në Bashki. Për më keq dhe për më turp, në konkurrimin fiktiv e qesharak është me kunatin e tij.

Isaku u lirua dhe po shpërblehet sepse zbatoi kodin e heshtjes së mafies Rama. Askush nuk është dënuar për dramën që shkaktoi tërmeti. Sikurse e kemi theksuar disa herë, shqetësimi i Ramës nuk ka qenë të zgjidhë hallet e qytetarëve, por të shpëtojë Dakon nga hallet e tij.

Kjo është Bashkia e halabakëve dhe e të dënuarve, qytetarët e ndjejnë përditë dhe kjo u pa edhe dy ditë më parë ku qytetarët nëpërkëmbeshin dhe zvarriteshin në sheshin para Bashkisë.
Kjo është qeverisja në ikje e të dënuarve dhe halabakëve. /albeu.com/

Shtuar më 23/12/2020, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori