U kap me drogë dhe armë në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Prevezë të greqisë, pasi është pikasur nga punonjës të policisë duke lëvizur i armatosur.

Gjatë kontrollit policor, 23-vjeçarit iu gjet një revole e markës Smith & Ëesson, dymbëdhjetë fishekë dhe mbetje kanabisi në makinën me të cilën udhëtonte.

Ndaj të riut është ngritur një çështje për shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.

 


Shtuar 25.08.2023 19:52