Zakonet që duhet të ndërpresim për një gjumë më të mirë

Një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e Commonwealth të Virxhinias hulumtoi gjumin, stilin e jetës dhe shëndetin e 3284 të rriturve dhe zbuloi se sjelljet që janë nën kontrollin tonë të menjëhershëm – si dieta, aktiviteti fizik ose qëndrimi ulur – por edhe koha që kalojmë para TV, leximi ose qëndrimi në internet dhe rrjetet sociale – janë të lidhura me cilësinë e gjumit. Rezultatet u publikuan në Gazetën Ndërkombëtare të Kërkimit Mjedisor dhe Shëndetit Publik.

“Për shumë dekada, mjekësia e gjumit është fokusuar ekskluzivisht në çrregullimet e gjumit, duke neglizhuar rëndësinë e cilësisë së gjumit. Gjumi i shëndetshëm dhe cilësor është një qasje më e re që përfshin faktorë që mendohet se lidhen me një përvojë pozitive të gjumit. Të kuptuarit e faktorëve që lidhen me gjumin cilësor , në krahasim me veprimet korrigjuese, mund të kenë implikime të rëndësishme për popullatën e përgjithshme”, thotë autori kryesor Joseph Dzierzewski, Ph.D., profesor i asociuar në Departamentin e Psikologjisë.

Pra, u zbulua se të rriturit e moshuar raportuan cilësi më të mirë të gjumit, të ndjekur nga të rriturit e moshës së mesme dhe të rinj. Në të gjitha grupmoshat, konsumimi i ushqimeve të padëshiruara, qëndrimi ulur, aktiviteti i parregullt gjatë ditës dhe ekspozimi ndaj mediave elektronike, si televizioni, mediat sociale dhe interneti, ishin të lidhura negativisht me shëndetin e gjumit.

“Zbulimi se shëndeti i gjumit ishte më i mirë tek të moshuarit është i jashtëzakonshëm, pasi bie ndesh me hulumtimet e dekadave të mëparshme që tregojnë se të rriturit e moshuar kanë shkallë më të lartë të pothuajse të gjitha çrregullimeve të gjumit”, thotë Dr. Dzierzewski.

Një tjetër zbulim interesant, sipas shkencëtarëve, është se disa faktorë të stilit të jetesës, të tilla si qëndrimi i ulur ose fizikisht aktiv, ndryshonin në lidhjen e tyre me shëndetin e gjumit tek të rriturit e moshuar, të mesëm dhe të rinj.

“Gjetjet sugjerojnë se ndërsa rritemi dhe kalojmë nëpër faza dhe tranzicione të ndryshme në jetë, faktorët që lidhen me gjumin e shëndetshëm ndryshojnë. Kjo tregon nevojën për një qasje zhvillimore gjatë gjithë jetës në hetimin e shëndetit të gjumit”, shton eksperti.

Studimi ishte ndërseksional dhe analizoi të dhënat nga një popullatë në një moment të caktuar kohor, kështu që rekomandimet e menjëhershme klinike duhet të konsiderohen paraprake. Megjithatë, ai ofron prova për të mbështetur hapat praktikë që njerëzit duhet të ndërmarrin për të përmirësuar gjumin e tyre.

“Rezultatet e studimit sugjerojnë se reduktimi i konsumit të ushqimit të padëshiruar, zvogëlimi i kohës së kaluar për të parë televizor, por edhe koha e kaluar në internet dhe media sociale, së bashku me një mënyrë jetese të rregullt mund të ndihmojë në promovimin e një gjumë të shëndetshëm dhe me cilësi të lartë”, përfundon. Dr. Dzierzewski.

E thënë thjesht, nëse “shkurtojmë” ose kufizojmë kohën që kalojmë në televizor dhe rrjete sociale, si dhe duke u ulur në divan në shtëpi duke ngrënë ushqime të padëshiruara, mund të zbulojmë se flemë më shumë dhe më mirë.


Shtuar 9.06.2023 16:18

Tags: ,