Ish-deputeti tregon detaje për protestën e radhës, do të jetë më e madhja në histori
Me 25 maj, opozita ka thirrur protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë.

Ish-deputeti, Gent Strazimiri, i ftuar në RTV Ora tha se kjo do të jetë protesta më e madhe në histori.

" Do të jetë protesta më e madhe e gjithë historisë.Populli opozitar në rrugë është i konsoliduar, nuk ka asnjë hap pas, duke ofruar ndjeshëm edhe ditën e fitores, fundin e Edi Ramës." u shpreh ai.

I pyetur nëse u kanë adresuar mesazhe kundër dhunës qytetarëve, Strazimiri tha se nxitësi dhe ushtruesi i dhunës në këtë vend, përfshirë dhe protestat opozitare, është kryeministri Rama.

"Kemi bërë thirrje gjithmonë që protesta do të jetë paqësore, nuk kemi planifikuar dhunë kurrë. Nxitësi i dhunës, ushtruesi i dhunës në këtë vend, qoftë edhe në protestë, është qeveria, është Edi Rama dhe askush tjetër." ka shtuar më tej.
Shtuar më 20/05/2019, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori