Ish deputeti thotë se PD e ka një strategji për bashkimin kombëtar
Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, beson fort se Albin Kurti e ka një strategji për bashkim kombëtar, por kjo thotë se duhet të ndiqet dhe nga Tirana zyrtare.

Ai thotë se edhe PD është duke hartuar një strategji të tillë.

Biberaj: Besoj që zoti Kurti e ka një strategji. Por po kjo strategji duhet të jetë edhe në Shqipëri.

Për qeverisjen aktuale nuk mendoj se e ka prioritet. Por me rrotacionin politik dhe ardhjen e PD në qeveri ne patjetër jemi duke punuar një strategji për bashkim kombëtar.

Do kërkojë kohën e vet, është një destinacion jo shumë i shpejtë por jo dhe i largët, por duke pasur parasysh dhe integrimin europian. Janë dy procese që ecin paralelisht.

Mëgjithatë ai është i vetëdijshëm se për bashkimin kombëtar duhet kohë.


Shtuar më 11/10/2019, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori