Ish-deputeti publikon mesazhin kërcënues të Ministrisë së Arsimit: Mësuesit të pezullohen!
"Të gjithë
mësuesit që janë thirrur për të administruar provimet e
maturës shtetërore dhe nuk janë paraqitur të merret masa e pezullimit nga puna..."
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar mesazhin kërcënues të Ministrisë së Arsimit në adresë të
mësuesve që nuk kanë pranuar të administrojnë provimet e
maturës shtetërore këtë vit.
Boçi thotë se
mësuesit e dinë se në cilën gjendje është degraduar deri në atë shkallë sa
mësuesit kanë hezituar të marrin pjesë në procesin e administrimit.
Reagimi i plotë:
Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga
mësuesit.
Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të
maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit.
E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nervozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcënuese për pushime nga puna.
Një dhunë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj
mësuesve.
Më turp e zi s’ka ku të shkojë.
Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë.
Kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të
maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë.
Shtuar më 17/06/2020,
ora 23:52