Ish-deputeti: Plot luks, shikoni si do të duket tarraca e Bledi Çuçit (FOTO LAJM)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka akuzuar me anë të një postimi në Facebook qeverinë dhe ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi se po po shpenzon paratë e taksapaguesve për lluks në zyrat e institucionit që ai drejton.

"Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese!", shprehet Spahia.

Reagimi i plotë
JA SI SHPENZOHEN PER LUKS QEVERITAR TAKSAT E SHQIPTAREVE!

Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?

Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij! Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese!
Shtuar më 07/08/2020, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori