Mac Allister flet për takimin e parë me Messin: Isha shumë nervoz, duart po më dridheshin

Prej vitit 2019, mesfushori i Brighton, Alexis Mac Alliste është pjesë e kombëtares argjentinase.

Në një intervistë, Mac Allister ka ndarë kujtimet e tij nga takimi i parë me Lionel Messin, ku tregoi emocionet e ndjera që ndjeu gjatë takimit me “pleshtin”.

“Isha shumë nervoz, duart më dridheshin. Unë jam një djalë i turpshëm, kështu që po, isha vërtet nervoz. Por më pas kuptova se sa i përulur ishte. Në atë moment isha duke luajtur për Boca Juniors dhe erdhëm nga Argjentina për të luajtur një ndeshje miqësore, mendoj në Spanjë. Arritëm dhe ai hëngri darkë.

Iu afrova tavolinës me duar që dridheshin dhe u përshëndeta. Fillova të djersitem. Por ishte një moment i mahnitshëm. Siç thashë, ai është idhulli im. Ai është futbollisti më i mirë në botë. Kështu që të takohesh dhe të luash me të është fantastike”,- tha mesfushori i Brighton dhe Argjentinës. /albeu.com


Shtuar 29.12.2022 17:16