Ish-deputeti i PD, Tërmet Peçit: Nuk mund të blesh mandat tjetër
Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, në një shënim të bërë në Facebook i është drejtuar kryebashkiakut të Përmetit, Tërmet Peçit, duke i thënë se nuk do të mund të fitojë një mandat tjetër.

Shehu shprehet se zgjedhjet nuk do të bëhen në 30 qershor, por vetëm atëherë kur nuk do të ketë më blerje dhe shitje votash.

Postimi i plotë:

Termet Peci, ti nuk do te jesh perseri kryebashkiaku i Tepelenes, nuk do te mund te blesh nje mandat tjeter!

Dua t’i them Termetit dhe te gjithe termetasve se zgjedhjet aty do te behen jo me 30 qershor, po vetem atehere kur ju te mos keni me mundesi te bleni votat me parate e droges, kur ju te mos mundeni me te terrorizoni fshtaret me "gogolin" e kanabist te kultivuar, per te cilin ne fakt ata kane paguar nje harac te larte atyre qe duhej ta ndalonin ate veprimtari kriminale, kur kriminelet e pasuruar me ato para te mos mund me te detyrojne qytetaret e nderuar te atyshem te votojne per klanin tuaj.

Jam i bindur se sot tepelanisit po shqyhen se qeshuri kur degjojne premtimet e Termetit per nje “mandat te ri”.

Premton qe do ta ktheje Tepelenen ne "qender turistike", ne fakt vecse u mbush me kanabis gjate "qeverisjes se tij" (ne baze te ligjit ai sot duhet te ishte nen akuze).

Kur ai premton turrizmin duhet ta kete fjalen per "turizmin e kanabisit"; koha tregoi qe ai vetem kete njeh.

Por pikerisht kete Tepelena e perbuz, se bashku me Termetin!
Termeti dy mandatesh e le sot Tepelenen me nje infrastrukture te shkaterruar ne terresi, uji, energjia elektrike, sistemet bonifikuese, vaditese nje mjerim i plote, mbeshtetja e blektorise e vaksinimi i saj jane harruar krejt.

Rruget rurale as nuk duhen permendur; po Rruga e Lopesit, nje premtim i madh i tij? Per te mos folur per "Boshtin i Jugut", qe eshte futur 10 pashe nen dhe!

Po spitali i Tepelenes, qe eshte kthyer ne nje karakatine te plote?

A mund te me thote dikush sa here eshte rritur papunesia, varferia, braktisja e Tepelenes etj, ndersa edhe perkrahja sociale ka ngelur nje cerek, etj, etj.

Prandaj kot e ke o Termet, koha juaj ka perenduar./albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori