Ish-deputeti i PD-së: Berisha përfshiu Eskobarë në parti, Basha nuk është lider
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, shprehet se Lulzim Basha nuk ka mundur që të jetë ende kryetari i ri i PD-së. Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në Agon Channel, ish-deputeti i PD-së në legjislaturën e kaluar është i mendimit se Lulzim Basha është vetëm i emëruar dhe nuk ka mundur që të fitojë rolin e liderit udhëheqës. Sa i përket klasës politike, deputeti Fatos Hoxha thekson se politika është e mbushur me Eskobarë, ndërsa kritikon edhe Berishën për hartimin e listave me “njerëz të lidhur me botën e krimit”. Më poshtë intervista e plotë:


Ka disa kritika të fortë nga ju nga brenda, mos është ky një reagim i vonuar?
Publikisht nuki kam ndjekur, por normalisht duhet të ketë. Në tërësi jam dakord me ato që them unë, por nuk shprehen, nuk flasin. Siç duket traditë e mbartur ndër vite, siç duket kjo më shumë brezit tim i vjen edhe si rezultat i sistemit që kaluam për të cilin kujtuam që e kaluam, por ramë në grackë përsëri.

Ju keni artikuluar kritika të forta, që nuk e shoh tek partia hapur. Strukturat e PD-së nuk është se funksionojnë aq mirë me sa duket?

Strukturat e PD-së nuk ekzistojnë për momentin. Uë jam anëtar i këshilit kombëtar unë e dua këtë parti edhe më shumë se të tjerë, por që nuk flasin. Kritika ime është që duhet bërë analiza, jo për të prerë koka, jo për të asgjesuar koka, por për të vënë gishtin mbi plagët që i shkaktuam vetes në 8 vite qeverisjeç

A mund të kenë stigmatizuar njerëzit brenda kësaj partie si tradhëtar?
Normalishr që e ndjej.Por unë në origjinë jam ushtarak, i arsimuar në perëdnim. Jam mësuar që të humb beteja, por luftën e coj deri në fund.Ka një arsye që nuk bëhet analizë. Këto arsye i ka pranuar ish kryetari i PD-së, por se kush janë këto përgjegjësi, asnjëherë nuk i ka thënë.Nëse ky ish kryetar thotë që përgjegjësia është vetëm e imja, që nuk besoj se e ka vetëm ai, por duhet thënë se kush janë këto përgjegjësi. Nuk janë shitur demokratët.Nuk thuhrt as korrupsioni në qeverisjen tonë, as majmen e disa ministrave. Por shpallim një fillim të ri me shkaktarët e këtyre rretheve. Kur shpall kryetari i ri fillimin e ri, e shpall me përgjegjës të kësaj humbjeje.Nuk mund të bëhet me doganierë.

Je i qartë për luftën në të cilën ke hyrë dhe të shkon në mendje të mendosh për ndonjë deviacion?

Unë jam shumë i qartë se unë këtë betejë nuk e kam për veten time.Unë kam marrë gjithçka në këtë jetë dhe në karrierë. Unë mendoj për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Unë e kam quajtur Shqipërinë një Kolumbi dhe jo Sicili. Politika në vitin 2013 thirri në ring eskobarët shqiptarë dhe sot janë ulur në të dy krahët e politikës, krimi i organizuar.
Mos ndoshta këta njerëz vijnë e të kthehen dhe të thonë që je i qejfmbetur dhe ke të drejtë që flet kështu ose të thonë që ti je i blerë?
Ka një të vërtetë që ne jemi një grup i madh që kemi dalë nga lista.Ne kemi qenë pjesë përbërëse si anëtarë të Komisionit të Ligjeve, i cilësuar si dream team. Kemi thënë shumë gjëra brenda forcës sonë por nuk e menduam se situata do të degradonte deri këtu. Nuk e kam besuar kurrë që z. Berisha të binte deri në këtë nivel, të thërriste këta eskobarë.

Ky dualitet Berisha -Basha a ekziston dhe nëse ekziston a nuk e vendos partinë në një çarje?
Lider nuk emërohesh , lider bëhesh.Basha është vënë në krye të PD-së, por lider nuk është bërë dot.z Basha nuk menaxhon asgjë sot.Në stilin epartive tona, nuk ekzistojnë rregullat bazë të demokracisë.Basha thotë që sot jam kryetar.Kryetar pa statut, pa rregulla, pa institucione nuk mund të jesh.

Shtuar më 27/02/2014, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori