Partia Demokratike ka reaguar pas pushimit nga puna të mjekut
Ilir Allkja. Nëpërmjet një postim në Facebook, ish-deputeti Bardh Spahia thotë se
Rama po jep dënim politik për mjekët.
Spahia thotë se
mjeku i urgjencës
Ilir Allkja është shkarkuar nga detyra, pas më shumë se 20 vitesh pune e sakrifice dhe pasi u ka shërbyer
mijëra e
mijëra qytetarëve të sëmurë.
Reagimi i plote
Bardh Spahia: EDI RAMA DENIM POLITIK DHE PER MJEKET!!!
Shqipëria sot nuk ka mjekë mjaftueshëm për t’u shërbyer qytetarëve, por Edi
Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor.
Mjeku i urgjencës
Ilir Allkja është shkarkuar nga detyra, pas më shumë se 20 vitesh pune e sakrifice dhe pasi u ka shërbyer
mijëra e
mijëra qytetarëve të sëmurë.
Armiqësia e pushtetit ndaj një
mjeku si
Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike. Shkarkimi i një
mjeku të vijës së parë për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë do të thotë se Edi
Rama nuk pyet aspak për interesin publik.
Është koha që profesionistët si
Ilir Allkja të ngrenë zërin për të vërtetën dhe të drejtën! Vetëm kështu i shërbehet interesit publik! Ky pushtet i kalbur është në grahmat e fundit! Bashkë do ta ndryshojmë këtë situatë.
Partia Demokratike ka vendosmërinë për t’i kthyer mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësiëë dinjitetin e nëpërmëmbur nga pushteti.
Është koha për ndryshim!
Shtuar më 30/12/2020,
ora 13:40