Vrasja e 37-vjeçares nga e motra, reagon policia: Familjarët e raportuan si vdekje natyrale

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë paraditen e djeshme.

Amanda Pushani 37 vjeç u vra me thikë brenda banesës nga motra e saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:40 në rrugën “Hajdar Hidri”.

Policia është njoftuar nga familjarët se 37-vjeçarja kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Por pas veprimeve hetimore është bërë e mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se Amanda Pushani, 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/