Balla: Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin, presim që Meta të shpallë datë zgjedhjesh në bashkitë pa kryetar

Kreu i grupit parlametar të PS, Taluant Balla ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 2019, pret që presidenti të shpallë një datë zgjedhjesh në bashkitë që nuk kanë kryetar.

“Në momentin e krijimit të një vakance, në nivelin e qeverisjes vendodore, atëherë presidenti ka një afat brenda të cilit ai është i deytuar ta ushtrojë të drejtën e tij për të thirrur një datë zgjedhjesh në atë bashki. Natyrshëm, që Meta ka pasur një aryetim që lidhjen me ligjshmërin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Tashmë që zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë në proces verifikimi nga Gjykata Kushtetuese, pasi të shprehet GJK, natyrshëm besoj që dhe Presidenti i Republikës, i cili është shprehur se vendimi i gjykatës është i padiskutueshëm dhe ai duhet zbatuar, jemi në kushtet që të presim datën e zgjedhjeve përkatëse. Ky është një parashikim nga Kushtetuta që duhet ta respektojmë të gjithë nga kreu i shtetit te qytetari më i thjeshtë”, tha Balla.

Kujtojmë se ditën e djeshme u publikua një draft-opinion i komisionit të Venecias, përgatitur për Gjykatën Kushtetuese, që i cilësonte zgjedhjet e 30 qershorit të ligjshme. Në të thuhej se, bojkoti i partive (siç bëri PD në 2019) nuk është arsye që zgjedhjet të mos mbahen çdo 4 vjet siç është periodiciteti i tyre.

Mendimi Komisionit të Venecias ju kërkua nga Gjykata Kushtetuese pasi ajo po shqyrton një padi të shoqatave të bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi.

Padia kërkonte pavlefshmërësinë e zgjedhjeve, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, në kushtet kur opozita bojkotoi, dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë.

Bashkitë që janë me kryetar të emëruar dhe jo të zgjedhur janë: Bashkia Shkodër, Bashkia Vorë, Bashkia Durrës, Bashkia Rrogozhinë dhe Bashkia Dibër/albeu.com

 


Shtuar 15.10.2021 12:27