Ish-burri i vrau vëllanë, ja fjalët prekëse të historianes për humbjen e tij
Elena Kocaq, pedagoge dhe historiane ka reaguar për herë të parë për vdekjen e vëllait të saj, studiuesit Altin Kocaqi, i cili humbi jetën në spital pas 1 muaji agoni.

Ai u godit nga ish-bashkeshorti i historianes, Marjan Levanti, pas nje sherri ne familje ku u plagosen edhe babai e nena e viktimes.

STATUSI I PLOTË

Miq te dashur,

Altini vëllai im, humbi betejën e tij me jetën dje dhe sot u largua nga ne përgjithmonë. Altini ishte një djalë, vëlla, baba, bashkëshort, dhe mik i shkëlqyer. Ai është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe djalin e tij te vetëm por për gjithë Shqipërinë.

Dua te falënderoj te gjithë ju miq e shok, te cilët na u gjendet pranë ne ditët me te vështira te familjes sonë. Faleminderit për mesazhet dhe telefonatat tuaja te pafunda qe nuk kam mundur tu përgjigjem dot te gjithave.

Faleminderit qe na qëndruat pranë ne luftën e tij 40 ditore me jetën dhe ishit pranë edhe sot.

Faleminderit për te gjitha ata dhjetëra persona qe dhanë gjak për te, Zoti ua beftë shëndet. Faleminderit te gjithë atyre gazetarëve dhe mediave qe respektuan dhimbjen dhe heshtjen tone ne këto momente kritike, ku mendja jon ishte vetëm tek shëndeti i tij.

Faleminderit policisë se shtetit dhe atyre mjekeve qe realisht u përkushtuan për shëndetin e tij dhe te familjarëve te mi. Unë dhe familja ime ju uroj vetëm gëzime.

Ai kishte ëndrra te mëdha për te realizuar për te mirën e këtij vendi qe i mbeten ne mes. Ai ishte i mire pa fund se kjo ka qene pjesa e edukatës se shkëlqyer qe na kane dhëne prindërit tanë fisnik.

Me thoshte shpesh, motër jam krenar për ty, ndërsa motra po i thotë sot se jam e nderuar dhe e privilegjuar qe Zoti me dha një vëlla si ti dhe se do te dua shume gjithmonë.

Faleminderit vella per keto vite qe ndam bashke nga jeta jone ne kete bote. Nga mendja ishe gjeni, nga guximi hero dhe nga shpirti engjell.

Nuk ka gjë qe ngushëllon dhimbjen tone për te, qe do te marr fund vetëm ne momentin qe ne do bashkohemi serish me te ne përjetësi.

I qoftë i lehte dheu i Shqipërisë qe ai e donte shume dhe Zoti e pastë pran vetes./Albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 20:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori