EMRI/ U gjet pa shenja jete në aksin Elbasan-Peqin, identifikohet 55-vjeçari

Dy ditë më parë, policia bëri me dije se anës rrugës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, është gjetur pa shenja jete në rrugë një person dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Albeu.com mëson se viktima, i cili ishte përplasur nga makina dhe ishte lënë anës rrugës, është shtetasi Dalip Xhakoi, banues në fshatin Vidhas, Elbasan.

Viktima është rreth moshës 55 vjeç, ndërsa njihej ne zone si një person që pinte alkool.

Xhakoi është lënë anash rrugës për rreth dy ditë, pasi banoret e zonës kane menduar se është në gjumë, duke njohur jetën e tij prej të aloklizuari./albeu.com


Shtuar 25.12.2022 09:12