Ish-badigardi i Berishës shpjegon se përse ishte në protestën e kuksianëve
Sali Lusha, ish-badigardi i Berishës u pa të merrte pjesë në protestën e dhunshme të qindra banorëve të veriut kundër tarifës për Rrugën e Kombit.

Ai u akuzua edhe nga maxhoranca si shkaktar i dhunës aty, ndërkohë që sëfundmi ka shpjeguar se përse ndodhej në atë protestë.

Lusha pretendon se ishte duke shkuar në shtëpi, kur ka parë qindra qytetarë duke protestuar dhe për këtë shkak i është bashkuar atyre.

Postimi i tij në Facebook
Une po shkoja per ne shtepine time. Pashe shume qytetare qe kishin ardhe per proteste e mu ba zemra mal se i perkas kesaj zone.

Une jam pjese e Partise Demokratike dhe mbeshtetes i pa lekundur i oreve te para. Nuk ja kam kursyer perkrahjen as kontributin ne vite. Jam pishtare i Demokracise.

Nje vlla u vra me 28 Nandor 2000 ne protesten e Partise Demokratike per vjedhjen e votes.

E bej kte sqarim te nevojshem per te sqaruar gazetarucet qe dizinformojne opinionin publik. Qe shigjetojne ne menyre dashakeqese e tendencioze.

Une jam Tropojane por dje isha mes qindra mijrave te ardhur nga gjithe Shqiperia e Kosova. Por dje te gjithe u bame Kukesian e krenare.

Dje dhe sot isha jam e do te jem kudo ku padrejtesia kthehet ne ligj.

Jam kudo ku vllezerit e mi nga Saranda ne Tropoje protestojne ku e drejta e liria e tyre cenohet.

Rrugetimin tim e kam e bere e do ta bejne emer te se drejtes duke qene korekt ne menyren me rigoroze me ligjet e shtetit. Kurre nuk e kam e kundershtuar ofenduar policine e shtetit.

Ata jane njerezit me te vuajtur ku ne mes te tyre ka dhe provokatore qe nxisin dhune. Me respekt Sali Lushaj.
Shtuar më 02/04/2018, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori