Ischinger: Pavarësia e Kosovës nuk ka alternativë
Albeu.com
Kryesuesi i ri i Konferencës së Munihut për Politikat e Sigurisë, Wolfgang Ischinger, njëherësh ambasador i Gjermanisë në Britani të Madhe, ka përsëritur qëndrimin se pavarësia e Republikës së Kosovës nuk ka alternativë.“E konsideroj me të vërtetë, si edhe përpara, të paalternativë pavarësinë e Kosovës, mirëpo një pavarësi të mbikëqyrur. Të gjithë zërat se një lloj pavarësie e tillë do të sjellë pasoja të këqija, u dëshmuan si të gabueshëm”, ka thënë Ischinger, në një intervistë për sektorin e kulturës të Radios Gjermane të shtunën.

Më herët, siç pohon vetë Ischinger, kishte shpresuar se në fund mund të arrihej një kompromis mes Beogradit dhe Prishtinës. (start)
Shtuar më 19/05/2008, ora 19:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori