Isaraj: Padrejtësia në KLD, kërcënim për drejtësinë
Zevendesministri i Drejtesise, Arben Isaraj akuzon Keshillin e Larte të Drejtesise për shkelje të hapur të ligjit, lidhur me vleresimin e krereve të gjykatave. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Isaraj shkruan se historia e lirisë në demokraci, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit, e vendosur me ligj.

"Historia e lirisë në demokraci, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit, e vendosur me ligj. Ka shkelur hapur ligjin me arsyetimin e nxituar e absurd se : KLD-ja në këtë rast, po mbron pushtetin gjyqësor të rrezikuar e në “nevojë ekstreme”, nga “sulmet” e “dëmtimet” e rënda të gjyqtarëve “të komanduar” dhe jo të emëruar prej politikës që iku me votë"- shkruan Isaraj.

Sipas tij, sot padrejtësia, në vet Këshillin e Lartë të Drejtësisë, është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri.

"Dhe.. kur populli thotë se “peshku qelbet nga koka”, reforma në drejtësi duhet të filloi këtu, që ligjet në Shqipëri, të mos jenë rrjeta peshkatarësh që shqyhen nga peshqit e mëdhenj e ku ngecin vec peshqit e vegjël"- shkruan ai. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori