Isaraj falenderon Berishën dhe Argitën: Më shpëtuan jetën
Pëlqej
Zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj duket se tashmë e ka kaluar sëmundjen prej të cilës ai vuante prej disa vitesh. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Isaraj ka falendëruar miqtë që i’u gjendën pranë në ato ditë të vëshira.

“Sot, në Freiburg të Gjermanisë, me Elonën dhe Flavion, dëgjova Prof. Finken të thoshte, duke analizuar ecurinë time 5 vjecare, fjalën : “SUPER”.5 vjet më parë, jeta ime ishte sfidë dhe e takova.5 vjet më parë, jeta ime ishte përleshje dhe e luftova.5 vjet më parë, jeta ime ishte edhe dhuratë dhe e pranova.Falemnderit për jetë Prof. Dr. med. Jurgen Finke. Falemnderit për jetë Tom Doshit, Shpëtim Idrizit, Shpëtim Gjikës, Sali Berishës e Argitës, Elonës, Altinit e dhjetra e qindra shokëve e miqve që ndanë c’ka mundën me mua dhe familjen time.Vjen një moment dhe kupton kush ka rëndësi në jetën tënde, kush ska patur dhe kush s’do të ketë kurrë..!! Gjithësesi, ju falemnderit të gjithëve pa përjashtim për mbështetjen e pamatë shtetërore, shoqërore e shpirtërore.Ju jam mirënjohës. Thonë se është dhe jeta “politike”, por meqënese ajo rëndomtë është lojë, sot nuk kam dëshirë ta luaj” shkruan Isaraj. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori