Isa Çopa u ekzekutua për shkak të detyrës
Ish-shefi i Kundërzbulimit në SHISH Isa Çopa nuk është vetëvrarë, por është ekzekutuar për shkak të detyrës. Në këtë konkluzion ka arritur prokuroria. Burime të Gazetës Shqiptare janë shprehur se për këtë cështje është zhvilluar një mbledhje midis titullarëve të Prokurorisë së Durrësit, prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe dy hetuesve të çështjes, Sokol Nishanit dhe Enkelejda Xhengos para se dosjakalonte për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Në konkluzionet e hetuesve të Durrësit përcaktohet se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës, i cili është edhe dyshimi më i arsyeshëm, duke parë të gjitha rrethanat dhe skenën e krimit.


Hetimi ka qenë i plotë, dyshimet e ngritura janë paraqitur me prova shkencore, por duhet të themi që ka pasur mjaft vështirësi. Kjo për faktin se dosjet e SHISH janë sekrete dhe nuk u janë dorëzuar hetuesveshprehen burimet e mësipërme


Ndërkohë, mësohet se hetuesit e çështjes kanë kërkuar që të evidentoheshin të gjitha armët e llojit pistoletë Makarov për të parë mundësinë e një krahasimi me gëzhojën e gjetur brenda në automjetin ku u gjet i vrarë Isa Çopa.
Të njëjtat burime konfirmojnë se është vënë re nëpërmjet kamerave të sigurisë në zonën Currila Kallm, lëvizja e automjetit tip Opel Corsa. Megjithatë, burimet tregohen të rezervuara nëse ish-shefi i Kundërzbulimit ka qenë apo jo i shoqëruar nga persona të tjerë në automjet.


Një tjetër kërkesë e organit hetimor, drejtuar kompanisë celulare është verifikimi i numrave celularë që kanë qenë pranë ish-agjentit të SHISH-it. Në zonën e Kallmit ku u gjet trupi i tij i djegur brenda në automjet, gjendet antena celulare. Hetuesit janë të bindur se analizimi i të dhënave dhe verifikimi i tyre do të tregojë edhe numrin e celularit të personit, i cili ka qenë në këtë zonë më pranë tij, gjatë orëve që ka ndodhur krimi. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2013, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori