Kryetari i LIBRA-s, Ben
Blushi, ka reaguar pas publikimi të disa
sondazheve në opinion në lidhje me rezultatin e
zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot në Shqipëri, i cili rendit Partinë Socialiste si fituese e
zgjedhjeve.
Blushi përmes Facebook-ut u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë këtyre
sondazheve.
“Mos besoni asgjë që nuk ka dalë nga kutitë. Mungojnë 200 mijë vota për Qeverinë. Nuk ka
Exit Poll, por ka
Exit Rama”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2017,
ora 22:16