Nga Zvicra në Shqipëri mbi 2 rrota, pensionisti me origjinë nga Azia bën të pamundurën mbi biçikletë

Ky është pensionisti aziatik 65 vjeçar Georves Augusto, i cili ka ndërmarrë një nismë të çmendur. Të shkojë nga Zvicra ku ai jeton, drejt Turqisë me biçikletë. Më pas, synimi është Taivani, nga ku ka origjinën. Euronews Albania e takoi atë teksa udhëtonte nëpër Shqipëri.

Pensionisti guximtar tregon pse zgjodhi të bëjë këtë udhëtim pikërisht mbi një biçikletë.

“Kur isha i ri doja që ky udhëtim të bëhej me motoçikletë, sepse e dua atë mjet. Ama unë tani dola në pension, kam goxha kohë. Dhe kur je ne pension ajo cka duhet të bësh është të lëvizësh. Vazhdo lëviz, mos shiko televizor por lëviz. Ndaj zgjodha biçikletën. Çdo ditë 50 KM.

Ai tregon se gjëja më e bukur që ka gjetur në Shqipëri janë njerëzit. “Çdo gjë varet nga mendja. Kur dalim ne pension, nuk duhet të dekurajohemi. Jeta vazhdon, duhet të lëvizim, krijojmë ide, projekte, të merren me hobit e tyre, dhe të hanë mirë, jo shumë, jo pak, shumë fruta e perime, dhe vendi juaj e fal këtë. Ah mos harroj, nuk me pëlqejnë qentë nga vendi juaj. Deri tani i kam menaxhuar mirë. (lere pa përkthim kur thotë “albania dogs are fine”) ”

I moshuari në trup por jo në mendje do të vazhdojë udhëtimi e tij drejt Greqisë e Turqisë, ku e pret bashkëshortja e tij, për të shkuar së bashku në vendin e lindjes,Taivanit.


Shtuar 12.10.2022 17:05