Ironia e Bregut ndaj videos: Zgjidhni betejën e duhur, mos luftoni me një derr (FOTO LAJM)

Majlinda Bregu është sërish në qendër të sulmeve nga ish-partia e saj për arsye të pakuptueshme në një kohë që Shqipëria po zien nga debatet politike.

Gjatë ditës së djeshme në media qarkulloi një video e saj me Knut Fleckenstein, e cila ishte xhiruar dy vite më parë.

Dhe pas akuzave qesharake në drejtim të saj, Bregu ka reaguar me një status në rrjetet sociale, ku shkruan:

Nëse doni të keni sukses, zgjidhni betejën e duhur.

Kurrë mos lufto me një derr! Derri do të kënaqet, por ti do të bëhesh pis”.

Bashkë me këtë status, ajo ka postuar edhe disa foto të veprimtarisë së saj një ditë më parë në Sarajevë me ekipin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2019, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori