Trajneri i njohur braktis klubin dhe Europa League për të luftuar në Ukrainë

Yuriy Vernydub, trajneri ukrainas i klubit moldav të futbollit Sheriff Tiraspol, thotë se ai “nuk ka frikë” pasi iu bashkua luftës kundër pushtimit rus.

Vernydub thotë se kur djali i tij e njoftoi më 24 shkurt për të thënë se Rusia kishte sulmuar Ukrainën, ai e dinte se do të kthehej në Ukrainë për të luftuar.

Klubi i tij i futbollit ishte në Portugali për një ndeshje eliminatore në Europa League kur mori lajmin.

Vernydub udhëtoi nga Portugalia në Rumani dhe më pas në Tiraspol në Transnistria përpara se të mbërrinte në Ukrainë të shtunën më 26 shkurt.

Deri të dielën ai ishte regjistruar në ushtri.

“Njerëzit e afërt u përpoqën të më ndalonin”, thotë 56-vjeçari. “Gruaja ime, fëmijët e mi, nipërit e mbesat e mia. Unë qëndrova i fortë dhe falënderoj gruan time që më mbështeti”.

Ai nuk lejohet të zbulojë se cili është roli i tij në ushtri.

“Në çdo minutë jemi gati të shkojmë ku të na thonë. Unë nuk e kam përdorur ende armën time, por jam gati, gjithmonë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.03.2022 12:22