Iris Luarasi: Edhe kur ndërroi jetë nëna kisha vendosur buzëkuq
Pedagogia shqiptare, Iris Luarasi kujdeset gjithmonë për pamjen e jashtme, duke i dhënë rëndësinë më të madhe buzëve.

Irisi ka treguar se nuk e lë jashtë paraqitjes edhe nëse bëhet fjalë për ceremonitë mortore. Edhe kur nëna e saj ka ndërruar jetë, pedagogia i ka lyer buzët në një ngjyrë të errët.

“Baboja, se kështu i thërriste ajo të shoqit për shkak të fëmijëve, më donte shumë dhe më blinte gjithmonë manikyr dhe buzëkuq. Edhe unë e besoj shumë dhe mendoja se kjo ishte një mënyrë shumë e bukur për ta kujtuar dhe për t’i thënë faleminderit për gjithë gjërat e bukura që kisha mësuar nga ajo. Kur ndërroi jetë nëna, patjetër që kisha buzëkuq, sigurisht jo të kuq, një gjë shumë të errët, duke menduar atë, atë ditë”, ka treguar pedagogia në emisionin "Rudina".

Sa i përket rasteve të ceremonive të tjera mortore, Irisi shpjegoi se vendos buzëkuq të lehtë, duke respektuar në këtë mënyrë personin që është larguar.

“Kemi një problem sepse fjala buzëkuq ka në togfjalëshin e vet dhe pjesën e kuq, por buzëkuqi mund të jetë i një ngjyre tjetër dhe unë sigurisht mendoj që do ishte absolutisht e tepruar, që ti të shkoje me buzë si këto të miat në një ceremoni mortore. Qoftë edhe në rastin kur, ai që ka ndërruar jetë nuk është i afërmi jot, edhe në shumicën e rasteve të ndodh që nuk e ke njohur më përpara.

Unë po them që buzëkuqi është shenjë e seriozitetit, por nuk domethënë që ti duhet të vësh buzë të kuqe flakë në një ceremoni mortore, se ndonjëherë kam idenë është kqkuptuar kjo si shprehje, por që vjen nga fjalë buzëkuq dhe unë nuk mund ta quaj buzëzi”, u shpreh pedagogia Iris Luarasi.
Shtuar më 18/02/2020, ora 21:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori