Liderja e opozitës bjelloruese në Tiranë, pritet të takojë Ramën

Kryetarja e opozitës në Bjellorusi, SviatlanTsikhanouskaya, do të zhvillojë vizitën e saj të parë në vendin tonë, pas ftesës së bërë nga kryeministri Edi Rama.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Tsikhanouskaya përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka shkruar se do të zhvillojë takim me Ramën, ku do të diskutojnë për rolin e Shqipërisë në OSBE sa i përket krizës në Bjellorusi dhe angazhimin e saj në të ardhmen në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

 


Shtuar 29.09.2021 10:03