Ira na shkriu zemrat të gjithëve me urimin për 1-vjetorin e Dardit (FOTO LAJM)

Një vit më parë Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi u bekuan me një fëmijë. Ira solli në jetë një djalë, i cili u pagëzua me emrin Dard.

Në këtë ditë të shënuar mami Ira i ka dedikuar të voglit të saj disa fjalë shumë të ëmbla, që na shkrinë zemrat të gjithëve.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të shkrepur para 1 viti, nga festa e organizuar për mirë se ardhjen e Dardit.

foto Ira shfaqet duke mbajtur në krahë të voglin dhe i ka kujtuar se ajo do të jetë gjithmonë krahu ku ai mund të mbështetet.

"Gëzuar ditëlindjen e parë vogëlushi im! Uroj gjithë të mirat e botës për ty Dardush dhe mos harro që ke një krah për të fjetur gjithmonë!

Mami të do shumë! P.s Sa shpejt kaloi në vit", ka shkruar Ira në Instagram./iconstyle
Shtuar më 28/10/2020, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori