Autoriteti Portual i Dubait shpreh interes për të investuar në Portin e Durrësit dhe atë të Shëngjinit. Gjatë qëndrimit dyditor në vendin tonë, përfaqësues të tij do të vizitojnë nga afër këto porte.
Ministri i
Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond
Haxhinasto takoi dje Sultan Ahmed bin Sulayem, presidenti i kompanisë DP World nga shteti i Dubait, si dhe delegacionin që e shoqëronte.
Ministri dhe përfaqësuesit nga Dubai diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në
sektorin e
transportit detar.
Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe bëri një prezantim të projekteve kryesore në
sektorin e
transportit dhe infrastrukturës, ku përmendi Korridorin VIII,
sektorin hekurudhor dhe atë portual. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014,
ora 11:49