Bashkia e Tiranës është duke kryer një sërë investimesh në përmirësimin e rrjeteve të ujit të pijshëm dhe të
kanalizimeve, duke ofruar më shumë cilësi për qytetarët dhe duke shmangur përmbytjet në sezonin e reshjeve.
Ndërmarrja e Ujësjellës
Kanalizimeve e Bashkisë Tiranës ka nisur të zbatojë një
tjetër projekt që do t’u vijë në ndihmë qindra familjeve që jetojnë përgjatë rrugës “Ali
Shefqeti”, në Njësinë Administrative Nr.1.
UKT ka ndërhyrë dhe ka nxjerrë nga funksioni
rrjetin e vjetër të
kanalizimeve në rrugën “Ali
Shefqeti”, duke e zëvendësuar këtë të fundit me tubacione të reja, të cilat do të ofrojnë siguri maksimale për menaxhimin e ujërave të përdorura.
Ky është një
tjetër investim që i shkon zonës, pasi më parë janë bërë një sërë ndërhyrjesh në
rrjetin rrugor.
Shtuar më 16/12/2018,
ora 13:19