Investimet e pakta në Berat, Naço do të votojë kundër buxhetit
Nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço do të votojë kundër buxhetit të vitit 2013 të propozuar nga qeveria. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Beratit, deklaroi
se shkak i këtij vendimi është fakti gjendja skandaloze e rrugëve në Qarkun e Beratit.


“Nuk e votoj nen për nen këtë buxhet për sa kohë në të gjithë Shqipërinë u riparuan 8 mijë km rrugë ndërsa në Berat nuk janë bërë as 100 km në këto 8 vjet”, - u shpreh Naço i cili iu ka bërë apel edhe kolegëve të tij të mazhorancës të mbajnë të njëjtin qëndrim ndërkohë që ka sqaruar se në parim do të votojë pro buxhetit. /albeu.com/

Shtuar më 06/12/2012, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori