Investimet e CEZ në Shqipëri, policia çeke nis hetimet
Policia çeke ka nisur hetimet për katër marrëveshje të kompanisë CEZ sa i përket investimeve në Shqipëri. Zëdhënësja e CEZ ka thënë sot për mediat çeke se policia ka kërkuar informacion mbi rastet që një vit më parë.


“Ne u kemi dhënë informacion në vazhdimësi atyre”- tha zëdhënësja Barbora Pulpanova, duke shtuar se, “ne nuk jemi në dijeni të ndonjë shkelje”. Hetimi përfshin edhe njësinë e shpërndarjes në Shqipëri, CEZ Shpërndarje, të cilës i është hequr liçenca në janar. /albeu.com/


Shtuar më 18/02/2013, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori