Qytetarët çekë mbledhin 1.2 milionë paund për një tank të modernizuar, do t’i dërgohet Ukrainës

Çekët janë bërë qytetarët e parë të një vendi që mbledhin para përmes financimit të njerëzve për të blerë një tank të modernizuar të epokës sovjetike T-72 që së shpejti do t’i dërgohet ushtrisë ukrainase për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër pushtimit rus, tha të hënën një zyrtar i qeverisë ukrainase.

Përpjekja e grumbullimit të financimit, e drejtuar nga ambasada e Ukrainës në Pragë, mblodhi 1.2 milionë paund që nga e hëna nga 11,288 donatorë, tha uebfaqja e fushatës.

“Republika Çeke u bë vendi i parë ku njerëzit e zakonshëm blenë një tank,” tha zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Yevhen Perebyinis në Twitter.

 

Tanku, një T-72 AVENGER, është modernizuar për të përmirësuar sistemet e tij mbrojtëse dhe për të shtuar pajisje moderne të shikimit të natës dhe komunikimit.

Mbledhja e fondeve po vazhdon për të siguruar municione, tha fushata në faqen e saj të internetit www.zbraneproukrajinu.cz.


Shtuar 3.10.2022 16:36