Mane kërkoi largimin nga klubi, Liverpool gjen pasuesin e tij

Liverpool ka filluar të shikojë përreth. Ditët e fundit janë përhapur zëra se Sadio Mane mund të largohet në drejtim të Bayern Munich, por gjithashtu thuhet se edhe PSG është futur në garë për të fituar shërbimet e senegalezit.

Një humbje e rëndësishme për ekipin e Klopp, ku tashmë nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm se të kërkojnë për rreth për një post-Mane.

Sipas “Mirror”, Liverpool ka piketuar 25-vjeçarin e Rennais, Martin Terrier. Anësori i majtë francez për këtë sezon, ka luajtur në total 46 ndeshje, ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 7 herë.

Rennais e vlerëson minimalisht 30 milionë euro dhe Liverpool duket me të vërtet i interesuar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.06.2022 14:14