Invalidët protestojnë për shkeljen e të drejtave mbi transportin urban
Shoqata e Invalidëve ka paralajmëruar sot për protestë.Në një njoftim për mediat kjo shoqatë fton të gjithë invalidët që t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet në orën 09:30 përpara institucioneve shtetërore, vendore dhe qendrore.

Invalidët do të protestojnë për shkeljen e të drejtave ligjore mbi transportin urban.

“Mjaft me diskriminimin e invalidëve të punës në transportin urban, të cilën me të drejtën e tyre ligjore nuk lejohen të udhëtojnë sipas normave kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Invalidëve.
Shtuar më 08/07/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori