Vijon edhe sot
aksioni për lirimin e hapësirave
publike të bllokuara në qytetin e Vlorës.
Aksioni është përqendruar dhe sot në aksin rrugor Skelë-Uji ftohtë.
Sipas informacioneve, mësohet se deri më tani janë ekzekutuar vendimet për prishjen e 18
objekteve pa
leje. Inspektorati ka prishur 4 ndërtesa 3 katëshe dhe 1 dykatëshe. “Po punojmë intensivisht për mbylljen e aksionit”-kështu shprehen përfaqësues të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Më tej INUK thekson se ky institucion po ndërmerr me vendosshmëri zbatimin e ligjit për veprat
publike.
Shtuar më 23/06/2014,
ora 19:31