INUk vijon lirimin e hapësirave publike në Tiranë
Pëlqej
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijoi edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Rreth 30 tregtarë, që prej disa vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun e fruta-perimeve në rrugën “Hoxha Tahsin” kanë vepruar në mënyrë vullnetare për lirimin e territorit, duke çmontuar strukturat e ngritura për tregtimin e fruta-perimeve.

INUK thotë se ky treg, i vendosur në mes të kryqëzimit të rrugëve, është jashtë standardeve dhe normave higjieno-sanitare. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori