INUK vijon aksionin për prishjen e kioskave në Fier, rebelohen pronarët
Pëlqej
Një aksion i cili do të vazhdoje edhe në ditët në vijim, ka revoltuar pronarët e kioskave në qytetin e Fierit. Banorët kundërshtojnë, pasi sipas tyre kjo është një shkelje e hapur që bëhet ndaj ligjit dhe se ata janë me dokumente të rregullta.

Me qëllim lirimin e hapësirave publike, INUK nisi ditën e sotme aksionin për prishjen e kioskave në qendër të qytetit të Fierit. Nga ana tjetër, avokati Albert Alimadhi, i cili mbron një nga pronarët e kioskave e cilësoi shkelje ligji prishjen e objektit, në një kohë qe vijon procesi gjyqësor.

Kryeinspektori i INUK Fier, Ferdinand Muskaj, ka bërë me dije se janë rrëzuar kërkesë paditë nga ana e gjykatës, ndaj po vijojnë zbatimin e ligjit.

Ndër të tjera ai nënvizoi faktin se nga 27 kioska që do të prishen, vetëm 5 janë të rregullta dhe do kompensohen. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori