INUK prish një ndërtim pa leje tek rruga e Elbasanit
Pëlqej
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar(INUK) po vijon prishjen e të gjitha objekteve që pengojnë ndërtimin e një rruge të re dytësore, që nis nga shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja, përgjatë aksit të rrugës së Elbasanit.

"Sot po prishim një objekt pa leje me sipërfaqe 300 metra katrorë. Iu bëj thirrje banorëve se do të prishen objektet pa leje dhe me leje për ndërtimin e kësaj rruge.Ndërkohë, ndërtimet me leje që do të prishen do të shpronësohen" tha kryeinspektori Zyhdi Dajti për gazetarët. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori