INUK përplaset me familjen te "Rruga e Elbasanit", ndërhyn policia (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një përplasje ka ndodhur sot ndërmjet një familjeje në rrugën e Elbasanit në Tiranë dhe INUK-ut, që ka dërguar atje fadromat për të shembur shtëpinë. Familjarët kanë goditur me gurë dhe mjete të forta, punonjësit e INUK-ut e për këtë arsye, është dashur ndërhyrja e policisë për t’i larguar ata dhe për të vijuar aksionin, raporton Ora-News.

Shtëpia në pronësi të bashkim Dushkut, e ndërtuar prej 25 vjetësh, është planifikuar për t’u prishur pasi rezulton e jashtëligjshme dhe pa asnjë dokument legalizimi. Por banorët e saj kanë pretenduar se janë në proces legalizimi dhe në këto kushte, ata u vendosën para hyrjes ë shtëpisë për të mos lejuar prishjen e saj.

Më parë ata kanë goditur me gurë dhe mjete të tjera të forta, kundër punonjësve të INUK dhe forcave të Policisë që u kanë ardhur në ndihmë.

Por, pas ndërhyrjes së Policisë, ndërtesa u shemb. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori